Flash News

KRYESORE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton kullën 24 kate: Askush nuk u ngrit të mbronte zonën historike

Ka pak ditë që në qendër të Tiranës ka nisur të ndërtohet një kullë 24 kate. Për këtë, ka reaguar edhe ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, që akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po kryejnë një akt kriminal.

Kulla e kompanisë ‘Book Building’ po ndërtohet mbi një sërë vendimesh të dyshimta dhe se pjesa ‘zonë historike’ është hequr qëllimisht për të lejuar ndërtimin edhe të dy kullave të tjera.

“Teatrin e mbrojtëm deri më sot, por 10 metra më larg Erion Veliaj dhe Edi Rama po konsumojnë një krim të ngjashëm ndaj pronës publike dhe private. Fatkeqësisht, aty nuk kishte kush të ngrihej e ta mbronte. Ndërkohë mediat vazhdojnë të mos reflektojnë asgjë nga ato që ndodhin realisht në këtë qytet”, deklaron ‘Aleanda për Mbrojtjen e Teatrit’.

Këshilli Kombëtar i Territorit, drejtuar nga Kryeministri Rama, ka miratuar më 2 shkurt, lejen zhvillimore për këtë objekt, si pjesë e një zhvillimi me disa ndërtesa, një projekt i të cilit tregohet në imazhin render më poshtë, në hapësirën mes rrugëve 28 Nëntori dhe Abdi Toptani.

Të fundit