Flash News

KRYESORE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para SPAK: Politika na vodhi drejtësinë, po përgatisim 4 kallëzime të reja

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para SPAK: Politika na vodhi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka zhvendosur protestën sot para SPAK, institucion i cili sot nisi zyrtarisht hetimet për çështjen e TK.

Anëtarët e aleancës kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe se po përgatiten nga juristët kallëzime të reja penale kryesisht ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, zv,kryetarit Arbër Maznikut, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, etj.

Ata i kanë bërë thirrje SPAK që të ndërhyjnë me urgjencë të rrethojnë godinën ku po largohen intertet sepse sipas tyre po fshihen provat, ndërsa një tjetër apel i kanë drejtuar edhe ndërkombëtarëve, veçanërisht asaj të SHBA, Yuri Kim, pasi sipas tyure është koha për drejtësi.

Aktivistët:

Robert Budina: Politika na ka vjedhur drejtësinë, institucionet ndaj jemi të detyruar të thërrasim popullin në shesh. Nëse fshihni kriminelët do ketë përgjigje mbarëpopullore, do ua themi me shumë këmbëngulje që jemi të vendosur ta çojmë deri në fund betejën tonë pa kompromise se e kemi provuar në kurriz, nuk duam të bëjmë forcë politike as të përfitojmë që të lëvizin gjërat ne Shqipëri.

Ervin Goci: Protesta është politike, Sistemi i drejtësisë është shkrirë me një angazhim politik, sepse mbi trupin tim është vënë ruspa. Ne ishim në godinë kur jemi sulmuar, shteti përdori policinë dhe dhunë për të na kërcënuar jetën, sot jemi njerëz në kufijtë e azilantëve politikë, s’kemi siguri. Kemi bërë dy akuza dhe denoncime te SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Njësia që ishte e specifikuar për reagim për kallëzimet tona nuk ka bërë asgjë, se SPAK nuk reagoi në kohë. Tani e ka detyrën dyfish të reagojë.

Do sjellim kallëzime të tjera. Edhe prokurorët e SPKA duhet kuptojnë se çështja është politike.

Protesta do jetë për të dhënë dorëheqjen kryeministri, kreu i bashkisë, Prokuroria mund të pezullojë në detyrë kreun e abshisë që tani është në hetim.

Adriana Kalaja: Ka dyshime se Rama me Veliajn kanë kryer vepër kriminale por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm të konsiderueshëm.

Sot erdhëm me kërkesa specifike për SPAK, referuar dy kallëzimeve penale dhe kërkojmë marrjen e masës sekuestro të truallit të TK dhe pezullimin e punimeve ë vijim deri në zbardhjen e çështjes penale.

Marrjen e masës arrest me burg ndaj kryebashkiakut Veliajt për veprën penale shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv për personat që kryejnë detyra publike.

Arrest me burg, Ardian Mazniku, nënkryetarin e bashkisë Tiranë për veprën penale shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv për personat që kryejnë detyra publike.

Provat janë në SPAK, që ka regjistruar çështjen penale dhe ka nisur hetimet. I kërkojmë SPAK blloko dosjen për teatrin deri në zgjidhjen e çështjes dhe vendimit të GJK.

Aty u prish një trashëgimi i vendit pa asnjë projekt e konkurs sipas rregullave, cdo gjë nën influencën e paligjshme të Veliajt. SPAK i kërkojmë të zbatojë ligjin.

Në ditët në vijim juristët e aleancës po përgatisin dosje të tjera penale qe do i paraqesim para SPAK. Një prej tyre është për vrasje e mbetur në tentative ndaj ministrit Sandër Lleshajt, kryebashkiakut Veliaj dhe drejtorit të policisë Ardi Veliu.

E dyta ndaj Veliajt, kreut të Këshillit Bashkiak dhe anëtarëve që kanë firmosur atë vendim.

E treta ndaj ish ministres së Kulturës,  asaj aktuale, drejtorit të teatrit, Hervin Culi pasi u tentua të fshehin prova duke lënë gardërobën nën rrënoja.

Të fundit