Flash News

KRYESORE

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Qeveria të tërheq ligjin, të shkarkohet Hervin Çuli dhe Mirela Kumbaro

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Qeveria të tërheq ligjin,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë me një deklaratë pas vendimit të mazhorancës për të shtyrë shqyrtimin e dekretit të Presidentit sa i takon ligjit për teatrin.

Në një deklaratë të lexuar në protestën e sotme, Aleanca shprehej se vendimi për ta shtyrë shqyrtimin e dekretit është një vendim i drejtë që konfirmon sa i rëndë dhe sa shkelje ligjore ka pasur ligji në fjalë.

Aleanca renditi disa kërkesa duke nisur fillimisht me deklarimin për të tërhequr përfundimisht ligjin, qeveria të deklarohet pro restaurimit të dy teatrove, të lirohen nga detyra drejtori Teatrit Kombëtar dhe Ministrja e Kulturës, si dhe shtim të buxhetit të Kulturës.

Kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Qeveria të miratojë dekretin e Presidentit për të tërhequr përfundimisht ligjin.

Të deklarohet pro restaurimit të dy teatrove, atij Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Aleanca është e gatshme për të diskutuar modele financimi për këtë qëllim duke përfshirë dhe donacionet.

Lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe Ministres së Kluturës për mos mirëmbajtjen e godinave të teatrit.

Buxhet për Kulturën në vitin 2019 të jetë më i madh sesa ai i Maqedonisë.

Kuvendi të marrë në shqyrtim propozimet e sindikatave të artistëve.

Qeveria të rihap dy teatrot për sezonin e ri.

 

Të fundit