Flash News

KRYESORE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot para SPAK, një mesazh edhe për ambasadorin Soreca: Peshqit e mëdhenj i keni përpara syve

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot para SPAK, një mesazh edhe

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u pozicionua sot para SPAK për të kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për truallin e godisë së teatrit.

Aktori Edmond Budina i dha edhe një mesazh ambasadorit të Bashkimit Europian, Luiggi Soreca për faktin se nuk ka reaguar për çështjen e Teatrit dhe me theksin se ‘peshqit e mëdhenj i ka para syve’.

“Personalisht nuk besoj tek Soreca, sepse ai në të gjithë këtë kohë nuk është shprehur fare për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që deputetët e PE-së kanë reaguar. Reagimi i zotit Soreca ka qenë tepër i vakët për të mos thënë bashkëpunues me qeverinë”

Dua të sensibilizoj dhe zotin Soreca t’i them që unë nuk besoj te ty, por respektoj institucionin që përfaqëson prandaj jam këtu. Reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara dhe që peshqit e mëdhenj i kanë përpara syve. Çështja e teatrit është një çështje evidente korupsioni dhe peshqit e mëdhenj janë në atë rrjetë, le të hapin rrjetën dhe peshqit i kanë brenda”, tha Budina.

Të fundit