Flash News

KRYESORE

Aleanca për Teatrin letër Metës e ndërkombëtarëve: Rast i parë që kryeministria paraqet projektligj personal

Aleanca për Teatrin letër Metës e ndërkombëtarëve:

Aleanca për Mbrojtjen e teatrit i ka drejtuar një letër të hapur krerëve më të lartë të shtetit dhe ndërkombëtarëve për të mos lejuar Kuvendin sot që të miratojë projektvendimin për shembjen e godinës së teatrit.

Ishte aktori Neritan Liçaj, ai i cili lexoi gjatë protestës së qytetarëve dhe artistëve para Kuvendit, deklaratën e Aleancës, e cila i kërkon Ilir Metës dhe ndërkombëtarëve që të kthehet mbrapsht ky projektligj.

“Në mbrojtje të teatrit, jemi kundër këtij projektligji të paraqitur në fshehtësi për realizimit të projektit të ri urban.

Ky projektligj s’ka të bëjë me teatrin, por me favorizimin mafioz të një subjekti privat. Është pa bazë ligjore me procedurë të përshpejtuar, kjo është jo vetëm shkelje flagrante, por atentat ndaj republikës.

Ky projektligj vjen në kundërshtim me kodin civil si ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit, për të drejtat e informimit. Është rasti i parë në demokracinë shqiptare që kryeministria paraqet projektligj personal.

Është i panevojshëm, duhej vendim i VKM dhe që mund të apelohej normalisht pranë gjykatave administrative.

Rama i vetëdijshëm që po shkel ligjin pranon që fajësia të jetë parlamentare. Por, ky ligj s’mund të apelohet, pasi s’ka Gjykatë Kushtetuese.

Kjo është vepër korruptive kundër një prone publike. Kërkojmë nga propozuesit kthimin mbrapsht të projektligji, kërkojmë nga Meta të vlerësojë këtë tentativë të kamufluar me ligj”, deklaroi aktori në letrën e hapur.

Të fundit