Flash News

KRYESORE

Aleanca për Teatrin ndalon në Lezhë për peticionin, regjisori Budina paralajmëron manifestim gjigand në Tiranë

Aleanca për Teatrin ndalon në Lezhë për peticionin,

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”  vijon të mbledhë firma lidhur me peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ku ishte dhe siç ishte.

Sot, regjisori Robert Budina që nga Lezha paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit.

Ai shtoi se  në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.

“Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm”, tha Budina.

Të fundit