Flash News

KRYESORE

Aleanca për Teatrin proteston: BE të mbështesë parimet e shtetit ligjor dhe demokratik në Shqipëri

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shfrytëzuar vizitën e zyrtarëve të lartë Komisionit Europian që ndodhen sot në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e qeverisë shqiptare, për të mbrojtur sërish kauzën e saj.

Në orën 13:30 ka filluar protesta përpara Pallatit të Kongreseve kundër indiferencës së Bashkimit Europian për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne besojmë se prezenca juaj do të shërbejë për të mbështetur parimet e shtetit ligjor dhe demokratik në Shqipëri, ashtu siç theksohet qartë, që në fillim të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe vendit tonë.

Të nderuar komisionerë ,ashtu siç ju kemi informuar paraprakisht, qeveria Rama është përfshirë prej muajsh në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar interesat e tyre personale mbi një pronë publike në qendër të Tiranës.

Duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend, një ngjarje e paprecedent, me një të ashtuquajtur ligj special, qeveria ka uzurpuar kompetencën e pushtetit lokal duke shkatërruar procesin e decentralizimit për të cilin BE ka investuar gjatë” thuhet ndër të tjera në fjalën e mbajtur nga përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit