Flash News

KRYESORE

Aleanca serbo-shqiptare? Berisha  ironizon Ramën: Atletbardhi bën Europën të qeshë

Aleanca serbo-shqiptare? Berisha  ironizon Ramën: Atletbardhi bën

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme përballë Çim Pekës, nuk ka ndenjur pa “thumbuar" kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetari Çim Peka për një aleancë Shqipëri-Serbi dhe Amerikë për të kërcënuar Serbinë, Berisha u përgjigj duke vënë buzën në gaz, “Këta janë çiftenj ballkanik, Edi Rama, Daçiç dhe të gjithë këta e bëjnë Europën me qesh, i impresionojnë fare”.

Çim Peka: Jo më larg se para një jave Ministri i Jashtëm serb, Daçiç ka bërë një deklaratë, 'Sa herë që Brukseli tregohet skeptik, Edi Rama kërcënon me të tijën se nuk do të presim pa fund, por ka dhe alternative të tjera'. Kurse Daçiç ishte specifik, ‘në rast se Brukseli na mbyll dyert kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. A e keni menduar ndonjëherë se serbët do të kërcënojnë Brukselin me aleancën me Amerikën dhe me Shqipërinë?

Berisha: Këta janë çiftenj ballkanik, Edi Rama, Daçiç dhe të gjithë këta e bëjnë Europën me qesh, i impresionojnë fare. Europa kërkon standarte, këto i servirin kërcënime. Europa nuk kërcënon, këta bëhen qesharakë. A e ke vënë re ti ‘propaganda pro Rama, Shqipëria vendi më i rëndësishëm…’? Politiko, site i BE-së e rendit të fundit për nga rëndësia atletbardhin Edi Rama. Këto janë krejtësisht përpjekje ballkanase që nuk duan të përqafojnë vlerat europiane,  por kërcojnë Europën.

LEXO EDHE: “Betejat e mia kanë marrë fund. Ata që mendojnë se duhet të hesht janë mjeranë.”

LEXO EDHE: Berisha: Marrëveshja e 18 majit një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës

LEXO EDHE: Koalicioni i mundshëm PD-PS dëmtoi Bashën? Berisha fajëson këshilltarët për humbjen: Ishin mizerabël

LEXO EDHE: Basha e la jashtë listave ‘fituese’ Arben Ristanin. Berisha flet për herë të parë

LEXO EDHE: Berisha: Nuk do të mbështesja Topallin nëse kandidonte për kryetare. Më erdhi Eduard Selami...

LEXO EDHE: Berisha tregon fituesit e qeverisë “Rama 2”: Nusja pa dasmë ishte Ruçi. Xhafaj arrestoi njerëz pse pinë një teke raki

LEXO EDHE: Berisha sqaron rolin që do ketë në grupin parlamentar

 

Të fundit