Flash News

KRYESORE

Aleatë apo edhe xhihadistë anti-amerikanë? Senatorja i kujton Ambasadores Kim shqiptarët që luftojnë për ISIS

Aleatë apo edhe xhihadistë anti-amerikanë? Senatorja i kujton

Jeanne Shaheen, anëtare e Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Senatin amerikan 'nuk e ka blerë' dashurinë e pakushtëzuar të shqiptarëve për Amerikën dhe luftën e tyre në krah të forcave amerikane kundër terrorizmit islamik. Duke i kujtuar së nominuarës së Presidentit Trump për ambasadore në Tiranë, Yuri Kim, e cila iu nënshtrua seancës dëgjimore në Senat para dy ditësh, prezantimin për aleancën shqiptaro-amerikane, Shaheen ka përmendur '120 shqiptarët që luftojnë në radhët e ISIS në Siri".

Senatorja aerikane ka dashur të dijë nga kandidatja për Ambasadore rolin që do të ketë ajo në bashkëpunim me qeverinë shqiptare për riatdhesimin e këtyre luftëtarëve të ISIS. Kim e ka pranuar një problem të tillë dhe ka thënë se do të punojë ngushtë me qeverinë.

Yuri Kim është kandidatja e Trump për Ambasadore në Shqipëri dhe pritet të konfirmohet nga Senati pas seancës dëgjimore të së martës.

Të fundit