Flash News

KRYESORE

Aleatët e Partisë Demokratike letër KQZ: Nisni procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit

Kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e Partisë Demokratike.

Burime nga PD konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë Kryetari i Opozitës gjatë takimit me aleatët është se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”

Mësohet se letra është firmosur nga Agron Duka, Endrit Brahimllari dhe Fatmir Mediu.

 

Të fundit