Flash News

KRYESORE

Aleatët europianë të PD i bëjnë thirrje BE: të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Aleatët europianë të PD i bëjnë thirrje BE: të

Në një deklaratë për media Partitë Popullore Europiane (EPP) ku bën pjesë edhe Partia Demokratike, i bëjnë thirrje BE që të hapë negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Politika e zgjerimit të BE ka qenë një nga mjetet më  efikase të stabilietit dhe paqes në kontinent, thekson deklarata e cila i atribuohet Joseph Daul, Presidentit të PPE.

"Vendimi i ardhshëm nga shtetet anëtare nuk do të ndikojë vetëm stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit perëndimor, por edhe kontintetin e tërë. Është koha që të dërgojmë një sinjal të fortë dhe tu qëndrojmë detyrimeve tona për rajonin".

Sipas PPE Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpara në raport me kërkesat e hapjes së negociatave. Edhe pse mbetet ende shumë për të bërë hapja e negociatave është hapi i radhës i natyrshëm, thuhet po aty.

Të fundit