Flash News

KRYESORE

Aleatët shfaqin pakënaqësi me Bashën, shkak kodi zgjedhor

Aleatët shfaqin pakënaqësi me Bashën, shkak kodi zgjedhor

Dy aleatët e Partisë Demokratike, Agron Duka i PAA-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së janë shprehur të pakënaqur me kryen e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në emisionin ‘Arena’, Duka deklaroi se do jetë pjesë e koalicionit për zgjedhjet lokale, vetëm nëse ndryshohet Kodi Zgjedhor.

Na ka premtuar se kodi do ndryshohej, ndërsa tani del e thotë së çfarë problemi ka nëse futemi me këtë kod”, u shpreh Duka. Më i ashpër në qëndrime u shfaq Dashamir Shehi, i cili foli për një pakt mes Ramës dhe liderit demokrat.

Dyshoj edhe unë. Jam dyshues prej natyre. Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj? Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikombëtar.  Ne kemi një Shqipëri të vogël. Po biem! Dramë e madhe. E kemi ndarë në 12 kolegje elektorale. Këtu barazi nuk ka”, deklaroi Shehi.

Të fundit