Flash News

KRYESORE

Aleatët takim me Bashën: Nuk u plotësua asnjë kusht, protestat mjete demokratike

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretarja e PDIU-t, Mesila Doda, patën një takim mbasditen e sotme, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Të pyetur nga gazetarët, ata nuk folën në detaje për bisedën e sotme. Kryetari i PR-së, deklaroi se raporti paraprak i OSBE/ODIHR tregoi se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet nuk u plotësua.

Sa i përket vazhdimit të protestave, Doda dhe Mediu deklaruan se ato janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës. Por vendimi final në lidhje me protestat ende nuk është marrë.

“Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet.”, tha Mediu.

Kurse sekretarja e PDIU u shpreh se zgjedhjet vërtetuan qëndrimin e opozitës.

“Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh. Do nisni protestat? Besoj se kjo është një nga vendimet që do të merret në vijim.”, sqaroi Doda.

Të fundit