Flash News

KRYESORE

Aleatët tregojnë çfarë diskutuan në takimin me Bashën: Nuk bëjmë protestë për protestë

Aleatët tregojnë çfarë diskutuan në takimin me

Kryedemokrati Lulzim Basha, ashtu siç qe njoftuar më herët, ka zhvilluar një takim sot me aleatët e tij.

Pas takimit, Dashamir Shehi, në emër të aleatëve deklaroi për median se do të vazhdojnë me protesta deri në gjetjen e një zgjidhje në të mirë të Shqipërisë.

Shehi tha se nuk bëjnë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës për vite me radhë.

“Nga denoncimi i këtyre fakteve që nuk është e nevojshme ta bëjmë më ne se e bën BILD, Rama ka hyzmeqar, nuk merret vet ai me blerjen e votave. Ne nuk heqim dorë as nga takimet me intelektualët dhe ndërkombëtarët, por aksi kryesor është protesta e rrugës. Do të vazhdojmë deri në fund, deri kur të gjendet një zgjedhje që e konsiderojmë finale, jo për ne, për PD e Bashën, por pozitive për Shqipërinë. Siç e shihni dhe vetë zgjedhje kështu nuk mund të bëhen. Nuk mund të administrohen me në krye zotin Rama. Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës për vite me rradhë”, tha Shehi.

Më tej i pyetur nëse kanë një përgjigje nga presidenti, kryetari i LZHK tha, “Unë gjykoj që presidenti jonë në këtë mes është Basha dhe këta të tjerët”.

Të fundit