Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës çon në Gjykatë Metën: Ka shkelur në 4 raste Kushtetutën

Aleati i Bashës çon në Gjykatë Metën: Ka shkelur

Kryetari Partisë Konservatore Shqiptare, Kujtim Gjuzi  aleat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padi ndaj Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta.

Sipas Gjuzit Meta ka shkelur në 4 raste Kushtetutën, ndaj edhe kërkon ndërprerjen e mandatit.

Statusi i plotë:

Miq dua tu bej me dije se : Partia Konservatore ALBANIA ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese kerkese Padi kunder Presidentit te zgjedhur me 87 vota ne parlament Zotit ILIR META per t’iu nderprere mandati presidencial sepse ka shkelur ne 4 raste KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE Neni 89 I KUSHTETUTES SE SHQIPERISE NDALON: Zgjedhjen e nje qytetari Shqiptar qe nuk ka dhene doreheqjen nga posti i a) Deputetit b) kryetarit te nje partie politike e aq me shume kur personi qe zgjidhet president ne germen dhe frymen e kushtetutes vazhdon te jete Kryetar i kuvendit te Shqiperise e po ashtu mbetet aktiv ne fushaten elektorale te zgjedhjeve te dates 25 Qershor 2017. Konservatoret zyrtarisht kane njoftuar Ambasaden Britanike & Amerikane ne Tirane. Kryetarin e opozites zotin Lulzim BASHA si dhe televizionet TVSH,UFO, REPOTRT tv dhe SHIJAK TV . vo. Kerkese padia eshte bere me daten 08.06.2017 LE TE SHPRESOJME SE ZOTI ILIR META DO TE DOREHIQET NGA POSTI I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE PASI KERKESA E NDJESES NGA ANA E TIJ NUK NDALON GJYKATEN KUSHTETUESE TE REALIZOJE NJE GJYKIM OBJEKTIV TE SHKELJES SE NENIT 89 TE KUSHTETUTES.

Të fundit