Flash News

KRYESORE

“Aleati i Bashës ka marrë ofertë nga qeveria për të kaluar nga opozita me Ramën”   

Ish-ministri Arben Malaj ka deklaruar se Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka patur ofertë nga qeveria për të kaluar nga opozita në anën e qeverisë, por nuk ka pranuar.

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Malaj thotë se vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend.

“Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend.

Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha”, tha Malaj.

Kujtojmë se Malaj i është bashkuar muaj më parë PAA-së si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Të fundit