Flash News

KRYESORE

Aleati i Partisë Demokratike: Opozita nuk hyn në zgjedhje as në 13 Tetor

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka paralajmëruar në emisionin ‘Open’ se opozita nuk do të hyjë as në zgjedhjet vendore te 13 Tetorit, data e re e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Edhe kryetari i PD-së, Basha la të kutohet në konferencën e sotme se opozita nuk do të bëjë asnjë negociim apo marrëveshje per te hyre ne zgjedhje per sa kohë që Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë.

Opozita dogji mandatet në muajin shkurt dhe nuk pranon të behet pjese e anjë procesi pa largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Sipas tyre, Rama nuk ofron garanci për zgjedhje të lira dhe të ndërshme, bazuar në precendetin e zgjedhjeve te pergjithshme te 2017-ës dhe atyre vendore të Dibrës.

Të fundit