Flash News

KRYESORE

Aleati i PD-së i gatshëm të negociojë me Ramën, por me një kusht

Aleati i PD-së i gatshëm të negociojë me Ramën, por me

Aleati i Bashës, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaroi gjatë një interviste për Report tv se opozita është e gatshme që të negociojë me kryeministri Rama si kryetar i PS dhe jo si kryeministër.

 "Për ne si opozitë është e rëndësishme që opozita të kthehet si një besim për qytetarët. Ne e diskutuam disa pika për të marrë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Platforma ishte diskutimi i fundit kemi propozimet e tona, pati mirëkuptim, e shohim pozitiv këtë draft që ofron zgjidhje për krizën. 

Ne ulemi me çdo faktor politik, ne nuk hyjmë me Ramën kryeministër por si kryetar i PS, po. Nuk duam të jemi pengesë por  po jemi dakord për reformat integrim dhe detyrat që ka vendosur BE" tha ai.

Aleatë të tjerë të Bashës kanë pasur qëndrime të ndryshme kur janë pyetur për negociata me maxhorancën.

Agron Duka i qendron idesë së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërsa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.

Të fundit