Flash News

KRYESORE

Aleati i PD-së: Protesta e 21 janarit ishte normale, ja kujt i bie përgjegjësia për vrasjet

Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi deklaroi në studion e ‘News 24’ se protesta e opozitës, e planifikuar për më 27 janar, kundër qeverisë së Edi Ramës, do të jetë paqësore. Ai u shpreh se protestat në Shqipëri kanë qenë gjithnjë paqësore, por kjo deklaratë ngjalli reagimin e gazetares në studio e cila i kujtoi katër të vrarët në protestën e organizuar nga PS, më 21 janar 2011.

Për Shehin, edhe ajo protestë ishte normale, si në çdo vend të Europës, ndërsa viktimat u shkaktuan si rezultat i veprimit të gabuar të policisë.

“Ishte një gabim i policisë sepse protesta ishte normale (21 janari). Qe nje mungesë profesionalizmi e policisë shqiptare, si ato (protesta) shohim përditë në Evropë dhe nuk vritet njeri”, u shpreh deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo deklaratë e Dashamir Shehit është në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga Partia Demokratike për ngjarjet tragjike të 21 janarit.

Fronti PD-LSI, Dashamir Shehi: Na sjell humbje votash

Të fundit