Flash News

KRYESORE

Aleksandër Çipa: Minoriteti grek në Shqipëri, ndër pakicat me konstruktive në Evropën Juglindore

Aleksandër Çipa: Minoriteti grek në Shqipëri, ndër

Gazetari Aleksandër Çipa e ka konsideruar minoritetin grek që jeton në Shqipëri si një ndër minoritetet më luajale dhe konstruktive në Evropën Juglindore. Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, Çipa vlerësoi reagimin e politikanëve në Greqi dhe Shqipëri që kanë mbajtur të ulur tensionin.

“Minoriteti grek mund të konsiderohet një ndër pakicat më luajale dhe konstruktiviste që mund të ketë Evropa Juglindore. Kjo është një qasje qytetare në atë çfarë ekspozon minoriteti grek  në Shqipëri”, deklaroi Çipa.

Çipa hodhi poshtë pretendimet se Kostandions Kaçifas u vra sepse kërkoi ngritjen e flamurit grek, pasi flamujt e shtetit fqinj ndodheshin kudo në fshatin e banuar nga minoritarët.

Të fundit