Flash News

KRYESORE

Aleksandër Meksi: Çmimi i i ujit, si energjia, duhet të jetë i njëjtë në të gjithë vendin, është pasuri kombëtare

Aleksandër Meksi: Çmimi i i ujit, si energjia, duhet të

Pas debateve të nisura kohët e fundit mbi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet, depate të nisura pas kërkesës së kryebashkiakut Veliaj, ka reaguar në Facebook, edhe ish-kryeministri i PD-së për vitet 1992-1997, z. Aleksandër Meksi. Z. Meksi ngre një problem që duhet rregulluar me vendim qeverie dhe se si pasuri kombëtare, uji duhet të ketë të njëjtin çmim, jo çmime të ndryshme në Korçë, Sarandë, Durrës, apo Tiranë.  Sikurse duhet të ketë edhe politika sociale për të lehtësuar shtresat në nevojë. Në postimin e tij thuhet:

“Lidhur me çmimin e ujit të pishëm: Uji eshte pasuri kombetare dhe ai i pishem ka nje rendesi te veçante se lidhet me jeten e njerezve. Si i tille dhe çmimin e tij per konsumatoret duhet ta caktoj nje Autoritet i veçante. Shqiperia eshte shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet te jete i njejte kudo, perderi sa prodhimi i tij behet nga shteti. Njelloj siç veprohet per energjine elektrike.

Çmimi mund te ndryshoj ne kohe lidhur me koston ne nivel kombetar, ashtu siç ka dhe politika sociale.”

Të fundit