Flash News

KRYESORE

Aleluja! Qeveria socialiste e pranon: Po, ka patur rritje të kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar

Aleluja! Qeveria socialiste e pranon: Po, ka patur rritje të kultivimit

Fatmir Xhafa bëhet i pari zyrtar shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste që e pranon, më në fund, se në territorin shqiptar ka patur rritje të nivelit të kultivimit të kanabisit. Rama dhe Tahiri e mohuan me forcë, edhe kur aleatët e tyre në koalicionin, ministrat dhe eksponentët e LSI e pranuan kultivimin në masë të kanabisit duke kërkruar madje edhe ndërhyrjen e ushtrisë.

Xhafaj ka folur edhe për pranimin prej tij të postit të ministrit të Brendshëm pas shkarimit të Saimir Tahirit, duke thënë se ka qenë vendimi më i vështirë i karrierës së tij "për të cilin kam hezituar shumë".

"E pranoj se ka qenë mbështetja e ndërkombëtarëve që më shtyu të pranoja, sepse përndryshe mund të mos kisha pranuar", ka shtuar Xhafaj.

Të fundit