Flash News

KRYESORE

Alfred Lela gjen biçikletën që i humbi në protestë, por jo nga ‘bravoçunat e Heneral Leshit'

Alfred Lela gjen biçikletën që i humbi në protestë,

Analisti dhe drejtuesi i politiko.al, Alfred Lela pas 24 orësh e rigjen sërish biçikletën, pasi i humbi në protestën e djeshme për teatrin, ku edhe u shoqërua dhunshëm nga policia, ngjarje që bëri jehonë.

Dje, pas disa orësh lirimi nga komisariati, Lela denoncoi se i kishte humbur biçikleta, që kishte vlerën 1200 euro dhe apelonte ‘bravoçunat’ që nëse ia gjenin dhe ia kthenin do ishin ‘jek e jek’, pas ngjarjes së djeshme.

Megjithatë, sot Lela njoftohet se “pela e racës” tashmë është në duart e një qytetari, i cili e kishte mbrojtur dje pasi kishte qenë dëshmitar i gjithë skenës së shoqërimit të dhunshëm nga policia.

“Me Agush Karameten, qe me gezoi shume sot jo vetem se me ktheu bicikleten, por me shume se me tregoi se cilet ishin njerezit qe ishin dje ne rruge per te protestura per Teatrin.

Po marr pensionin me tha, kur e telefonava. Kur e takova mesova se edhe agjeronte. Me ftoi ne shtepi dhe folem per ate qe te dy kishim deshmuar dje.

Ka njerez te mire ky vend qe quhet Shqiperi!

Faleminderit Agush! Faleminderit te gjitheve qe me keni shkruar dje dhe ma keni bere me te lehte dhunen e bravoçunave te Heneral Leshit!”, shkruan Lela.

 

Të fundit