Flash News

KRYESORE

Alfred Moisiu flet për vettingun në politikë: Nisma e opozitës, e domosdoshme por me një kusht

Alfred Moisiu flet për vettingun në politikë: Nisma e

Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu ka komentuar nismën e opozitës së bashkuar për vetting në radhët e politikanëve.

Në një intervistë dhënë për ‘News 24’, Moisiu e cilëson si të domosdoshme këtë proces, por më parë siç thekson ai, duhet të përfundojë vettingu në gjyqësor.

“Vettingu në politikë është i domosdoshëm, por si fillim duhet të përfundojë ai ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo për faktin se nuk ka kush t’i gjykojë dhe hetojë ata politikanë që do të rezultojnë me probleme. Pra, duhet të pastrohet gjyqësori dhe më pas të nisë vettingu edhe në politikë”, u shpreh ish-presidenti.

Moisiu ka komentuar edhe vendimet e komisionerëve të vettingut në gjyqësor.

“Disa vendime nuk janë bindëse. Nuk do shumë zotësi për të zbuluar ata që kanë abuzuar me detyrën”, tha ish-presidenti.

Të fundit