Flash News

KRYESORE

Alfred Peza kundër socialistëve: Ku dështuan me rrugën Tiranë-Elbasan

Alfred Peza kundër socialistëve: Ku dështuan me rrugën

Ish-deputeti socialist Alfred Peza, ka dalë kundër Partisë Socialiste për skandalin e abuzimeve me rrugën Tiranë-Elbasan. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Peza u shpreh se partia e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka dështuar.

“Partia Socialiste ka dështuar me rrugën Tiranë-Elbasan. Ka një kulturë që këtu të bëhet gjyqi publik, këtu dalin në TV, këtu bëhet zhurma, dhe prishen edhe hetime.

Nëse ka një dështim të Partisë Socialiste, nga 2013 e deri më sot, është rruga Tiranë-Elbasan. Ky është dështim, pra katër vjet mos të përfundosh një gjë, mirë apo keq PD, e bëri edhe tunelin edhe pjesën tjetër. Kjo ka një përgjegjësi, por duhet të ketë një pergjegjësi juridike për këtë rrugën”, tha Peza.

Kujtojmë se ish-deputeti socialist Alfred Peza po hetohet për:  ‘fshehje të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Të fundit