Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Balla dhe Rama dështuan me prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake

Alibeaj: Balla dhe Rama dështuan me prokurorinë në ngritjen e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, iu përgjigj akuzave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha, është i pandehur për falsifikim dhe deklarim të rremë.

“Taulant Bego dhe Edi Avdylaj dështuan të përdorin prokurorinë si helm për shqiptarët, për të ngritur akuza qesharake politike.

Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë. Përpjekja për të përdorur prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake, të cilat ua hodhën me shpejtësi si helm shqiptarëve dhe partnerëve, u kane dështuar.

Asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimin në blerje votash, në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti.

Largimi i bandës që ka marre peng vendin, është më jetik se kurrë për t’i hapur rrugën Shqipërisë si Evropa dhe për të ndalur rikthimin e izolimit të vendit.”, shkroi Alibeaj në profilin tij në Facebook.

Të fundit