Flash News

KRYESORE

Alibeaj dorëzon në Prokurori dokumenta të reja për skandalin Tahiri: ‘Audi’ në bashkëpërdorim me Habilajn

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës.

Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ‘Audi’ është përdorur bashkërisht nga Tahiri dhe Habilaj, të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 1 prill të 2016-s.

"Sot kam depozituar një dokument që fakton qartësisht, si drita e diellit, bashkëpunimin midis Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i brendshëm, me njërin nga anëtarët e bandës, Artan Habilaj, dhe bëhet fjalë për një dokument, polica e sigurimit të makinës së njohur ‘Audi’ ‘AA003GB’. Ajo tregon dy emra, dy emra përdorues të saj, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti, që ky dokument, polica e sigurimit, është lidhur më 2 prill të 2015-s dhe me një kohëzgjatje deri më 1 prill të 2016-s, e cila shkon përtej datës së diskutuar në Këshillin e Mandateve, ku u pretendua për një bashkëpunim në 2014-n”, u shpreh Alibeaj jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, Politiko.al, në vijim të bisedave audio të publikuara më datë 3 janar, do të vazhdojë sonte dhe nesër në ora 19.00 me materiale të tjera që hedhin dritë mbi mekanizmat e shumtë të lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri me trakun e drogës. Gjatë bisedës të regjistruar në makinën e Habilajve gjatë një udhëtimi në Itali, ata flasin edhe për një ‘person misterioz’ dhe shumë të fuqishëm. “Kur të llojë ai nuk do punojë më asnjë mi’, thuhet në bisedë.

A ka patur më të fuqishëm se Tahiri në ‘kujdestarinë’ e trakut të drogës? Bisedat mes Habilajve për një person ‘misterioz’ që nuk do linte asnjë ‘mi të punonte’

Të fundit