Flash News

KRYESORE

Alibeaj kundër konfirmimit të Prelës: Takoi anëtaren e KPK-së dhe rezulton në përgjimet e bandës së Avdylajve

Alibeaj kundër konfirmimit të Prelës: Takoi anëtaren e

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj shprehet se konfirmimi në detyrë i drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela është tregues së Reforma në Drejtësi do t’i shërbej mazhorancës. Alibeaj kujton se Prelam që rezulton me pasuri të pajustifikuar i ka shërbyer interesave të krimit. Ai përmend Emiliano Shullazin, bandën e Avdulajve por edhe dosjen e Saimir Tahiri.

Nje jave me pare i drejtova KPK 2 pyetje:

  1. A do te verifikojne, nese Donika Prela eshte takuar me anetaren e KPK Valbona Sanxhaktarin?
  2. . A do verifikojne, nese Donika Prela rezulton ne pergjimet e bandes se Avdylave per lirimin e kreut te bandes nga burgu?

Ceshtja u shty, pertej afateve ligjore, per me 5 shkurt, per te bere, mesa duket, ate qe pritej: mbajtjen ne detyre te nje prokurori tjeter te padenje si Donika Prela, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Mbajtja e Donika Preles ne sistemin e drejtesise eshte konfirmim se reforma ne drejtesi ka vdekur dhe se drejtesia e re eshte nje vegel qe i sherben pushtetit e jo te vertetes”, shkruan Alibej në një status në ‘Facebook’.

Para trupës së KPK-së, Prela nuk justifikoi dot vlerën e blerjes së një toke arë dhe një apartament banimi me sipërfaqe 96 metra katrorë në emër të bashkëshortit, i cili është blerë për 32 mijë e 100 euro.

Të fundit