Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Me gjithë shkeljet e prokurorisë, ekspertiza britanike tha se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt

Alibeaj: Me gjithë shkeljet e prokurorisë, ekspertiza britanike tha se

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin  e prokurorisë sa i takon audio përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Alibeaj u shpreh se pavarësisht shkeljeve të bëra nga prokuroria, e cila dërgoi një material të marrë nga mediat dhe jo origjinalin, ekspertiza britanike u shpreh se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt.

“Qeveria krijon alibi përmes Prokurorisë. Arta Marku është celulë kriminale e PS. Ekspertiza britanike ka thënë se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafajt edhe pse ata e kanë çuar materialin për ekspertizë me cilësi të dobët”, tha Alibeaj.

Sipas deputetit të PD-së “përfaqësues të shtetit janë zhytur në krim. Pra ka dy versione të Fredi Alizotit në këtë histori. Historia nuk fillon tek Alizoti por nis kur doli video përgjimi i Albert Veliut që tregoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit Xhafaj”.

Të fundit