Flash News

KRYESORE

Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve: Fatmir Xhafaj shkarkohet sot në orën 11:00

Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve: Fatmir Xhafaj shkarkohet sot në orën

Sot në orën 10:00 u mblodh Komisioni i Ligjeve, i cili u shoqërua me tone të larta, akuza e debate.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në komision u shpreh se ditën e sotme do të shkarkohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. “Sot në orën 11:00 do të shkarkohet Fatmir Xhafaj”, tha Alibeaj.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve pas debateve mes pozitës dhe opozitës u ndërpre nga kryetarja Vasilika Hysi, për ta mbajtur një ditë tjetër.

Kujtojmë që pak minuta më parë, vëllai i Fatmir Xhafaj, Agroni, nëpërmjet një letre publike ka deklaruar se ka gabuar në rini dhe se do të dorëzohet sot në autoritetet italiane.

Të fundit