Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Nuk bëhet reforma zgjedhore duke u mbështetur vetëm në deklaratën e Ramës

Alibeaj: Nuk bëhet reforma zgjedhore duke u mbështetur vetëm

Në përfundim të mbledhjes së opozitës së bashkuar në selinë e PD-së, ish deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se drafti i dorëzuar nga qeveria për reformën zgjedhore tregon seriozitet dhe dëshirë për të bërë një reformë reale, por disa pika janë qesharake.

PD ka rezerva për shitblerjen e votave dhe presionin ndaj administratës.

“Kjo është qesharake.  Dy çështje  kryesore ishin dy simptomat më të rënda, shitblerja e votës dhe presioni i administratës, dhe veç kësaj u raportua dhe për veprimtarinë e nëngrupeve të tjera…

Të adresojnë çështjen e parave të pista në fushatë, duke thënë se do gjobiten ata që marrin para, kjo është tallje më e rëndë, dhe jo seriozitet.

Reformë realë është të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhjen efektive, ndryshe do të ishte tallje.

Thirrja që i bëmë palës tjetër, është t’i rikthehet realitetin, nëse ka dëshirë. Agjenda jonë është totalisht e orientuar prej dokumentit të Bundestagut.”, tha Alibeaj për mediat.

Të fundit