Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Nuk ka vendim gjyqësor për Zaganin. Rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj

Alibeaj: Nuk ka vendim gjyqësor për Zaganin. Rrjeta po fillon të

Partia Demokratike përmes deputetit Enkeled Alibeaj ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga kryeminsitri Edi Rama dy ditë më parë dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ditën e sotme përsa i përket Dritan Zaganit.

“E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!”, u shpreh Alibeaj.

Deptueti deemokrat shtoi më tej se shumica qeverisëse po përpiqet me ѯdo kusht që të mbulojë gjurmët. Alibeaj theksoi se faktet janë kokëfortë dhe se rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj.

“Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët! Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten  lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!”, përfundoi Alibeaj.

 

 

Të fundit