Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët

Alibeaj: Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për

Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj në një deklaratë për mediet ka folur në lidhje me çështjen ‘Tahiri’. Ai e konsideron vendimin e Këshillit për ta kaluar këtë proces në Parlament si diçka jo të drejtë, pasi sipas atij, Parlamenti nuk është gjykatë për të vendime të tilla.

Alibeaj shprehet se Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjesht.

"Edhe pse drejtësia italiane solli mijëra faqe ku provohet katërcipërisht përfshirja e Tahirit, dhurata me diamante që ka përfituar, miliona euro në muaj, 20 milion euro që i duheshin për fushatën, ai sërish u mor në mbrojtje nga Edi Rama. Ju dha koha e mjaftueshme për të prishur provat, të kërcënojë dëshmitarët përmes rrjetit kriminal që ka në kontroll.

Historia është e thjeshtë, Parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës nuk pranon dhe nuk gjykon provat, sepse nuk është gjykatë. Në asnjë ligj, as në rregulloren e Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është thënë që duhet të paraqiten provat, por vetëm kërkesë. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë. Me urdhër të Ramës Parlamenti u kthye në hetuesi dhe gjykatë kundër prokurorëve. Rama dhe Xhafaj sulmuan ashpër prokurorët, Saimir Tahiri u lejua të sulmojë, dhunojë dhe kërcënojë prokurorët. E vërteta e Saimir Tahirit është se me dijeninë e plotë të tij, me bekimin e Ramës ai ishte kapiteni i narko-shtetit. Lidhja e Tahirit me krimin ka ndodhur shumë kohë më përpara se ai të bëhej ministër. Ai ka qenë një nga njerëzit që u përdor dhe përdori banda dhe kriminelë në zgjedhjet e 2013. Ai u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët, ndaj droga dhe krimi morën këto përmasa alarmante, ndaj qindra tonelata drogë kaloni ne të gjithë territorin e vendit dhe nuk kapeshin asnjëherë. Kjo shpjegon faktin pse radarët nuk punonin shumicën e kohës, kjo shpjegon faktin se si u vunë në dispozicion të avionit të drogës pistat ushtarake. Tani është e qartë, Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjeshtë. Rama nuk e lëshon Tahirin sepse janë bashkëpunëtorë dhe përfitues të aktiviteteve kriminale, për vota dhe për para. Me Ramin drejtësia ka rënë, shteti ka rënë, Vetting-u ka rënë, është në fuqi vetëm kupola mafioze. Por shqiptarët janë sot më të vetëdijësuar se kurrë dhe nuk kanë çfarë të presin më për të marr në dorë fatet e tyre.", - është shprehur Alibeaj.

 

Të fundit