Flash News

KRYESORE

Alibeaj sqaron nismën e PD: Ku ndryshon vettingu në politikë nga dekriminalizimi

Alibeaj sqaron nismën e PD: Ku ndryshon vettingu në politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja ka sqaruar se ku qëndron ndryshimi nga dekriminalizimi nga nisma e re e PD, vettingu në politikë dhe zyrtarë të lartë të shtetit, duke nisur nga kryeministri.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës 24’, Alibeaj tha se vendi është në emergjencë kombëtare për lidhjet e qeverisë me krimin dhe se vettingu do të ishte ‘dora e hekurt’ që do të pastrojë parlamentin nga figura të tilla të përfshira në krimin e organizuar.

“Krimi mbështetet nga politika, dhe nuk goditet nga drejtësia. Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike, zyrtarëve krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuar, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit. Jo vetëm që nuk duhet të kemi deputetë, ministra, zyrtarë, të dënuar e të lidhur me krimin, ashtu edhe nuk duhet të kenë kontakte me persona të tillë. Shqiptarët vetë e ditë se cilët politikanë janë të lidhur me krimin, e dinë cilët janë politikanët që e mbështetin krimin, që i krijojnë hapësira, në Durrës, Elbasan, Shkodër”, tha deputeti demokrat.

Të fundit