Flash News

KRYESORE

Alibeaj u drejtohet kolegëve socialistë: Shpëtoni lëkurën tuaj politike! I përgjigjet Manja: Mos ua qaj hallin

Alibeaj u drejtohet kolegëve socialistë: Shpëtoni

Komisioni i ligjeve u shoqërua me debate mes deputetëve socialistë dhe opozitës. Përplasje pati mes deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Alibeaj ka kërkuar që ministri të jap dorëheqjen pasi sipas tij është i lidhur me krimin, ndërsa Manja tha se nuk ka ardhur që të dëgjoj Babalen në komision.

Alibeaj u është drejtuar kolegëve socialistë duke iu thënë, “Shpëtoni lëkurën tuaj politike nëse nuk keni gisht në këtë histori. Mendoni për socialistët që kur ju votuan, nuk menduan se ishit me kapot e drogës”.

Alibeajt i është përgjigjur kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, “Mos ua qaj hallin socialistëve sepse është ky krahu këtej për ata (tregon anëtarët e PS)”.

"Xhafaj emëroi Prokurorin e Përgjithshëm. Avokati i popullit të mbajë përgjegjësinë e vet", është shprehur më tej Alibeaj.  Më pas opozita është larguar nga mbledhja.

Të fundit