Flash News

KRYESORE

Alimadhi fiton betejën me Covid-19, por nga sot shtrohet në një tjetër spital

Alimadhi fiton betejën me Covid-19, por nga sot shtrohet në një

Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi ka rezultuar negativ ndaj Covid-19, prej të cilit pati komplikacione shëndetësor dhe për pasojë, u shtrua në spitalin Infektiv në Tiranë.

Në një reagim të tij mbi gjendjen shëndetësore, Alimadhi sqaron se ndonëse paraqet një situate më të qëndrueshme shëndetësore, nga sot, pasi ka lënë Infektivin, duhet të shtrohet sërish në spital, në Senatorium, për të trajtuar një ftohje të lehtë në mushkëri.

“Te dashur miq, Prej  27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj  dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.

Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin” shkruan deputeti Alimadhi.

Të fundit