Flash News

KRYESORE

Alimadhi kritika Ruçit: Po na thua të ikim te varret e atyre që na kanë vrarë?

Alimadhi kritika Ruçit: Po na thua të ikim te varret e atyre që

Kryetari i Ballit Kombëtar të Shqipërisë Adriatik Alimadhi kritikoi kryetarin e kuvendit, Gramoz Ruçi për kërkesat që bën, ndërsa kërkoi ligje më të mira ën dobi të shqiptarëve.

“Ky parlament ka 30 vjet që bën gracka. Ju po shikoni se shqiptarët po vriten për pronat. Duhet një ligj i mirë për pronat, edhe për bankat, si dhe për hidrokarburet. Kjo sepse ka 30 vjet që për shkak të politikës situata në vend është problematike. Kryetari i Kuvendit përmendi 75 vjetorin e çlirimit. Po a e kuptoni se janë vrarë 5 deri në 6 mijë shqiptarë. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë na thotë të shkojmë te varret e pasardhësve të vet që ata na vranë njerëzit tanë.

Më tha dikush se na kanë thirrur më 5 maj. Po çfarë 5 maji? 5 Maji ka prodhuar gjak. Shoqëria po përçahet. Ne jemi vrarë, pushkatuar, burgosur, internuar dhe përbuzur padrejtësisht. Nëse keni besë shqiptari. A ka mundësi të marrim nismë për historinë? Shkon dhe ia merr kryeministrit të Kosovës dhe ia përplas në tavolinë. Po kush e donte Shqipërinë me Çamërinë dhe me Kosovën? Balli Kombëtar. Keni mendësi se ne jemi armiq e tradhtar. Çfarë është kjo mendësi”, tha Alimadhi.

Të fundit