Flash News

KRYESORE

Alireza Beiranvand ose bariu që i priti penalltinë Ronaldos

Portieri i Iranit, Alireza Beiranvand ishte protagonist i mbrëmjes së djeshme në ndeshjen Iran - Portugali, pasi arriti t’i priste një penallti yllit të futbollit, Kristiano Ronaldo në minutën e 54.

Megjithatë, prapa 25-vjeçari, i cili aktivizohet në Iran me ekipin Persepolisit fshihet një histori interesante e mbushur me sakrifica dhe vuajtje.

Ndryshe nga futbollistët e tjerë, të cilët janë formur në akademi futbollit, Beiranvand është rritur në një familje barinjsh dhe ka marrë ‘leksionet’ e para duke gjuajtur me gurë kafshët në fshatin e tij të lindjes, Lorestan.

Dikush që e pa talentin e tij në hedhjen e gurëve, e mori në provë për t’u bërë futbollist. Beiravand kishte dëshirë të luante sulmues, por dëmtimi i portierit të skuadrës bëri që ta vendosnin mes shtyllave.

“Babai im nuk e donte futbollin sepse mendonte se stërvitja më hante kohën e punës me të cilën mbahej familja. Disa herë më ka grisur dorezat dhe më është dashur të pres topa me duar zbuluar. U arratisa sepse nuk jetoja dot më me familjen time. Punoja dhe luaja futboll. Kam bërë pica, kam punuar si pastrues, në lavazh. Derisa në vitin 2011 kalova në skuadrën e parë të Naft Teheranit”, tregon portieri për “The Guardian”.

Në kualifikueset e “Rusi 2018” nuk ka pësuar asnjë gol në 12 ndeshje ndërsa është momentalisht tani është njeriu i momentit në atdheun e tij.

Të fundit