Flash News

KRYESORE

Alketa sqaron përplasjen e revistës "Class" me Xhemin dhe motrat Vjollca: "Ishte ironi, askush nuk mendoi për mua"

Alketa sqaron përplasjen e revistës "Class" me Xhemin dhe

E ftuar mbrëmë në "Opnion" Alketa Vejsiu ka sqaruar gjithë zhurmën mediatike që është bërë për të që nga prezantimi i "Festivalit të Këngës", pikët e Elvana Gjatës, sulmet ndaj Xhemi Shehut dhe motrave Vjollca e deri tek Sanremo.

Sa i takon postimeve që u bënë nga revista "Class", të cilën ajo e drejton, drejt Xhemi Shehut dhe motrave Vjollca, Alketa u shpreh duke thënë se askush nuk mendoi për të se po e "bullizonin".

"Shiko, unë jam shumë e ndjeshme! Dukem arriviste, ambicioze, e patrembur, por jo. Mërzitem shumë. Pas atij ekrani të telefonit ndodh edhe që të më rrëshqasë ndonjë lot. U bë një luftë e ashpër, por nuk mund të vriten njerëzit ashtu. Nuk kanë pse të futen ingranazhet e së keqes, kur mund të ketë kritika. Unë jam pro kritikave konstruktive. Jam shumë e hapur ndaj kritikave. Mendoj me vete dhe them po, ka të drejtë Dalina Buzi, apo Blendi Fevziu...I pranoj dhe i analizoj me vete. Unë ligësisë dhe të drejtës nuk i hap rrugë. Ne (personazhet publikë) duhet të kuptojmë që këtu jemi në të njëjtën rrugë. Shiko, unë në median time kam gazetare. Dhe kam zgjedhur t'i lë të lira. E lashë të lirë. Patjetër, diçka mund të jetë tepruar, por..."

Blendi Fevziu: “Por nuk mund t’jua kthesh në të njëjtën mënyrë”.

Alketa Vejsiu: “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua ‘e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën’! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari”.

Lexo edhe : Monologoi duke ftuar shqiptarët të jenë më të mirë , por vetë Alketa Vejsiu "hakmerret" ndaj kolegeve

Të fundit