Flash News

KRYESORE

Alketa urim Arbanës dhe një "kunj" për Top Channel: Shpresoj të marrësh më shumë, se të takon

Sonte në orën 21:00 rikthehet në ekranin e Top Channel Arbana Osmani me "Dua të të bëj të lumtur". Arbana është një ndër moderatoret më të dashura për publikun dhe rikthimi i saj shihet me interes dhe shoqërohet me shifra të larta audiencë.

Në foton që Arbana ka postuar, ka komentuar dhe ish-kolegia e saj, me të cilën kanë ndarë hapat e parë të karrierës në Top Albania Radio, Alketa Vejsiu.

Alketa si duket e ka vënë re mungesën e Arbanës në ekranin e Top Channel dhe ka bërë një vërejtje, duke uruar që Arbana të marrë atë që takon:

Suksese me rikthimin dhe shpresoj që do marrësh më shumë kohë në Top këtë vit, se të takon. Njerëzit të duan shumë.

Të fundit