Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu dedikim të veçantë kompozitorit Aleksandër Lalo në nisje të spektaklit

Alketa Vejsiu dedikim të veçantë kompozitorit Aleksandër

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta kompozitori Aleksandër Lalo si pasojë e një arresti kardiak.  Mbrëmë televizioni Klan ndërpreu transmetimin, ndërsa sot Alketa Vejsiu e ka nisur spektaklin 'Dance With Me' me një dedikim për mjeshtrin e madh.

Alketa Vejsiu mbremjen e sotme, në nisjen e spektaklit ka bërë një dedikim të veçantë për Lalon.

Në skenë u performua një pjesë nga filmi i tij “Dimri i fundit”, në nder të kompozitorit.

 “Thoshte gjithmonë mjeshtri Lalo se muzika e mbetur në kohë është muzika që nuk harrohet kurrë.Për dimrin e tij të fundit, dhe për dimrin e fundit që nuk do të harrojmë kurrë shumë dashuri dhe respekt për Aleksandër Lalon”, tha ndër të tjera Vejsiu.

Të fundit