Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka përsëri bashkë, këtë herë me një format shumë të veçantë kushtuar fëmijëve

Një spektakël i ri pritet të nisë në Tv Klan. Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja  Alketa Vejsiu nga skena e “Dance With Me” në një mënyrë shumë të veçantë.

Ky emision do të jetë tërësisht për fëmijët të cilët me pafajësinë, origjinalitetin dhe sinqeritetin e tyre do të vihen përpara personazheve të njohur dhe të panjohur.  Emisioni quhet “Në kurthin e Piter Panit”, me producente Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiun.

Skena e “DWM” këtë javë për disa minuta u la e gjitha në dispozicion të disa fëmijëve të vegjël ku dikush qante, dikush kërcente dhe dikush ‘eksploronte’ skenën, të gjithë në pritje të “Në kurthin e Piter Pan”.

Përmes një postimi në Instagram, Vera Grabocka shprehet seaudicionet kanë nisur, duke bërë publike edhe disa rregulla pwr aplikuesit.

Të fundit