Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu flet për partnerin: Kam marrë një nga çunat më king të Vlorës. Çfarë më pëlqeu te ai

Alketa Vejsiu flet për partnerin: Kam marrë një nga çunat

Alketa Vejsiu ka folur si rrallëherë për partnerin e tij, e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj.

Alketa ka treguar ndër të tjera se bashkëshorti i saj është një nga meshkujt më king të Vlorës. Ndërsa më tej tregon se janë pikërisht sytë e tij që i pëlqejnë më shumë.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës?

Alketa Vejsiu: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.

Rudina Dembacaj: Sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale?

Alketa Vejsiu: Është gjithcka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha.

Rudina Dembacaj: Është mbështetës?

Alketa Vejsiu: Shumë. Për çdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë.

 

Të fundit