Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu prezanton dhe këndon në "Festivalin e Këngës në RTSH"

Tashmë dihet që drejtimi për edicionit të këtij viti të "Festivalit të Këngës në RTSH" i është besuar Alketa Vejsiut. Përgatitjet dhe provat kanë nisur dhe shpesh Alketa ndan disa momente me ndjekësit e saj nga provat.

I tillë është dhe momenti kur ajo e shoqëruar nga Shpëtim Saraçi në piano, teksa këndon këngën e Parashqivi Simakut "E duam lumturinë". Me këtë këngë, Parashqivi ka fituar edicionin e 27-të të "Festivalit të këngës" dhe teksa Alketa bën prova, pyet fansat nëse duan që ajo ta këndoje në festival.

88% e votuesve kanë shprehur dëshirën që Alketa ta këndojë, kështu që me shumë gjasa do e dëgjojmë në dhjetor kur edhe do mbahet festivali.

Të fundit