Flash News

KRYESORE

Allegri: Cristiano Ronaldo jo gjithmonë në formacion, do ta nisë ndeshjen edhe nga pankina

Allegri: Cristiano Ronaldo jo gjithmonë në formacion, do ta nisë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur së fundmi se Cristiano Ronaldo, i cili i’u bashkua klubit nga Torino për 100 milionë euro nuk do ta ketë gjithmonë vendin ne formacion.

Tekniku i bardhezinjve ka konfirmuar se Ronaldo do të debutojë zyrtarisht në “Allianz Stadium” në përballjen e së shtunës kundër Lazios, por gjithashtu do ketë raste ku do të luajë edhe si zëvendësues.

“Sigurisht që do të ketë raste kur ai do të niset nga pankina dhe mund të luajë ndoshta 30 minuta. Edhe atij i nevojiten disa momente pushim në periudha të ndryshme të sezonit. Në Madrid, ai e menaxhoi situatën në mënyrë të shkëlqyer. Ndaj Lazios do të luajë, më pas do të shohim”, ka deklaruar Allegri.

Kujtojmë se Juventusi fitoi 3-2 në ndeshjen e parë të ‘Serie A’ për këtë sezon.

Të fundit