Flash News

KRYESORE

Allegri drejt Premier League, do ta shohim shpejt në Londër!

Allegri drejt Premier League, do ta shohim shpejt në Londër!

Arsenali nuk pret më. Trajneri Unai Emery nuk po e bën punën ashtu si klubi priste dhe media të ndryshme raportojnë një ndërprerje të kontratës së këtij të fundit. Klubi londinez mendon të kontaktojë ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Allegri është i lirë, sepse është larguar nga Juventusi, me Sarrin që e zëvendësoi për ta bërë më ofensive lojën e bardhezinjve. Tek Arsenali nuk kanë tematika mbi taktikën e skuadrës, por duan urgjentisht suksese.

Një sërë klubesh janë interesuar për trajnerin italian, por Arsenali duket më pranë. Tottenham dhe Manchester United nuk janë 100% të bindur se duhet të ndryshojnë timonierët.

Të fundit