Flash News

KRYESORE

Almeda sjell Tolgahan në Shqipëri, kanë një surprizë për publikun në natën finale të “Dancing with the Stars”

Almeda sjell Tolgahan në Shqipëri, kanë një surprizë

Moderatorja Almeda Abazi është moderatorja e “Dancing with the Stars Albania”.

Bukuroshja shqiptare dhe partneri i saj, aktori i famshëm Tolgahan Sayisman do sjellin bashkë një surprizë për publikun shqiptar.

Ditën e sotme Almeda dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman janë fotografuar teksa kanë mbërritur nga Stambolli në Tiranë.

Produksioni i “Dancing ëith the Stars” i ka bërë aktorit turk një ftesë për në finale e kësaj të premte. Almeda dhe Tolgahan do të kërcejnë së bashku, një kërcim dashurie.

Veç aktorit turk do të ketë edhe të ftuar të tjerë, të cilët do të mbeten sërish një surprizë.

Deri më tani dihet vetëm se do të jetë një garë e fortë mes 6 finalistëve: Kristit, Aulonës, Sonit, Landit, Amosit dhe Zhustit.  E premtja rezervon spektakël, me skualifikime dhe dhënien e kupës.

Të fundit