Flash News

KRYESORE

Almenda Abazi i dedikon këngë bashkëshortit: Kjo është për ty Tolgahan

Moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars BEST”, Almenda Abazi, i ka dedikuar një këngë popullore bashkëshortit të saj, aktorit Tolgahan.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Almenda ka incizuar një pjesë të këngës me të cilën çifti ka kërcyer edhe ditën e dasmës së tyre.

Në video ajo ka vendosur një mbishkrim në turqisht ku shkruan: “Kjo është për Tolgahan”.

Gjatë javës Almeda qëndroi disa ditë pranë tij në Stamboll pasi Tolgahan-i ka qenë i sëmurë. Megjithatë ditën e djeshme Almeda është kthyer sërish në Tiranë.

Të fundit