Flash News

KRYESORE

“Alo, drejtor... Më duket se më kanë bërë pisllëqe”, zbardhen përgjimet që fundosën Arben Çukon

“Alo, drejtor... Më duket se më kanë bërë

Arben Çuko, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, njëherësh ish-deputet i PS u arrestua këtë të diel me akuzën e korrupsionit pasiv.

Ai akuzohet se kryente transferimet e të dënuarve në këmbim të parave gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të burgjeve.

Emri i tij doli në përgjimet e Prokurorisë për grupin kriminal të Shijakut, për transferimin e Olsi Karagjozit.

Gazeta ‘Panorama’ ka zbardhur një pjesë të përgjimeve të Çukos dhe drejtorit të Burgut të Burrelit, Fatjon Kurti, ndërsa ky i fundit i kërkon favor për transferimin e të dënuarit, i njohur si vrasës me pagesë.

Përgjimet:

Kurti: Alo drejtor përshëndetje, jam Fatjoni

Çuko: Kush Fajton mor burrë

Kurti: Drejtori i Burrelit

Çuko: He Fatjon më thuaj.

Kurti: Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mund të vij nesër të bisedojmë për nja dy çështje të vogla?

Çuko: Nuk e di a m’i thua dot në telefon?

Kurti: T’i them, por doja të vija të takoja e të të uroja. Në fakt doja të flisja për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim biseduar.

Çuko: Ça është?

Kurti: Është ky Karagjozi, për arsye sigurie më shumë.

Çuko: Prit ta vendos unë se kam dëgju llafe të tjera për këtë lloj. Ata që më kanë ndërhyrë mua, më duket se më kanë bërë pisllëqe.

Kurti: Mirë

Çuko: Prit ta vërtetoj unë

Të fundit