Flash News

KRYESORE

Altin Basha i përgjigjet Jul Dedës: Ka problem gati-gati patologjik; nuk merrem me individë që lë rrugëve

Altin Basha i përgjigjet Jul Dedës: Ka problem gati-gati patologjik;

Aktori i humorit Jul Deda para pak kohësh akuzoi regjisorin aktual të Portokallisë për largimet e disa prej aktorëve më të mirë të ketij spektakli. Jul Deda me një status ne facebook ndër të tjera u shpreh: “Gjithmonë ka pasur një tendence nga ana e regjisorit aktual dhe e njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh”.

Ndërkohë, Altin Basha i ftuar në emisionin “Wake Up” u shpreh se aktorët kanë pasur arsye nga më të ndryshmet për t’u larguar nga ‘Portokallia’, dikush ka dashur ta vazhdojë karrierën jashtë shtetit, dikush ka dashur të studiojë jashtë shtetit, por ka pasur dhe nga ato raste në të cilat janë larguar për shkelje disipline.

“Përpjekja për t’ja vënë fajin gjithë historisë së largimeve emrit tim është problem personal, gati – gati patologjik. Është një fiksim që unë natyrisht nuk do ta toleroj, sepse nuk merrem me individë që lë rrugëve”, shprehet Basha.

Ndërkohë është konfirmuar qëndrimi i Gazmend Pajës dhe Florian Binajt edhe për këtë sezon në Portokalli.

Të fundit